KOSOVËLAJME

Ministria e Sveçlës shpërblen me kontratë rreth 1 milion euro kompaninë ku këshilltari i Kurtit ishte aksionar

Ministria e Punëve të Brendshme e udhëhequr nga Xhelal Sveçla i LVV-së, i ka dhënë një tender në vlerë prej rreth 1 milion euro, kompanisë ku aksionar ka qenë edhe këshilltari i kryeministrit Kurti, Lulëzon Jagxhiu. 

Grupi i operatorëve ekonomikë “Cacttus Sh. a. dhe HARRISIA Sh. P. K”. janë shpërblyer me kontratë në vlerë rreth 1 milion euro nga ministria e Xhelal Sveçlës.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Siç ka mësuar Demokracia.com, pjesë e kompanisë që është shpallur fituese në këtë tender, Cacttus Sh. a. ka qenë edhe Lulëzon Jagxhiu, i cili prej 21 majit 2021 është pjesë e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, në cilësinë e këshilltarit.

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga të dhënat në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë të dorëzuar më 31.03.2022, Jagxhiu ka deklaruar të hyrat që ka realizuar si pagë vjetore, duke qenë pjesë e Cacttus Sh. a.

Po ashtu, Jagxhiu ka të deklaruara edhe 152 e 882 euro nga shitja e aksioneve në këtë kompani.

Ndërkohë, Grupi i operatorëve ekonomikë “Cacttus Sh. a. dhe HARRISIA Sh. P. K”, janë shpërblyer nga MPB-ja me kontratë në vlerë totale prej 949,899 euro.

Siç bëhet e ditur në dosjen e tenderit të publikuar në KRPP, kontrata është dhënë për avancimin dhe mirëmbajtjen e platformës eKosova.

Sipas njoftimit të dhënë mbi vendimin nga autoriteti kontraktues (Ministria e Punëve të Brendshme), oferta e këtyre operatorëve ekonomikë që janë shpallur fitues është renditur e dyta për nga vlera e ofertimit.

Ndryshe, Jagxhiu, i cili duket se nuk është përdorues i rrjeteve sociale, ka një llogari në Linkedin ku shihet se ka punuar në “Cactus” deri në vitin 2021, periudhë kjo edhe kur e mori pozitën si këshilltar i kryeministrit Kurti. /Demokracia.com