Medi
02LAJME

Ministria fton qytetarët të pyesin dhe shprehin mendimet e tyre për rindërtimin e stadiumit “Adem Jashari”

Në një afat prej 15 ditësh, qytetarët do të kenë mundësi t’i dorëzojnë komentet dhe pyetjet e tyre lidhur me rindërtimin e Stadiumit olimpik “Adem Jashari”, shkruan Mitropol.

Kështu ka njoftuar ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Pellini

Komentet dhe pyetjet mund të dorëzohen në:

Posta rekomande:

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës 

Departamenti i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit

Ndërtesa e Rilindjes

Kati i 14, zyra nr.1417, 10000 Prishtinë  

Njoftimi i plotë:

Njoftim publik për konsultime në procedurën e fazës së I-rë për Kushtet Ndërtimore

“Rindërtimin e Stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicën e Jugut.”

(Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit)

Në bazë të Nenit 12 paragrafi 2 dhe 3 të Udhëzimit Administrative Nr.01/2019 për lëshimin e Kushteve  Ndërtimore për projektet e kategorisë së III.

Në lidhje me kërkesën paraprake për kushtet ndërtimore për projektin “Rindërtimin e Stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicën e Jugut”

Nr. prot: 6361/23 të datës 27.10.2023, Departamenti i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit i nënshkruar më poshtë informon publikun për hapjen e procedurës së konsultimeve për projektin e propozuar dhe fton publikun të dorëzojnë komentet dhe pyetjet e tyre, brenda pesëmbëdhjetë ditësh nga data e këtij publikimi.

Komentet dhe pyetjet mund të dorëzohen në:

Posta rekomande:

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës 

Departamenti i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit

Ndërtesa e Rilindjes

Kati i 14, zyra nr.1417, 10000 Prishtinë  

Projekti mund të shkarkohet nga linku I mëposhtëm: http://mmphi-rks.org/

Premium Store