Miratimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO, Osmani uron Kristersson: Moment historik për sigurinë evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar kryeministrin suedez, Ulf Kristersson pasi Parlamenti i Hungarisë ka miratuar anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Osmani e ka cilësuar këto ngjarje si “moment historik për sigurinë, parandalimin dhe mbrojtjen evropiane”.
Ajo gjithashtu në urimin e saj tha se edhe Kosova do të vazhdojë përpjekjet për rrugën drejt Aleancës transatlantike.
“Urime, Kryeministër Kristersson! Ky është një moment historik për sigurinë, parandalimin dhe mbrojtjen evropiane! Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët në përpjekjet tona për t’iu bashkuar Aleancës transatlantike, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të sigurt”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.








