Medi
KOSOVËLAJME

Miratohet komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve në Mitrovicë dhe Gjakovë, PDK votoi kundër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku është shqyrtuar dhe miratuar rekomandimi për themelimin e Komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të tyre në vendvotime për Zgjedhjet e Raundit të Dytë për Kryetar Komune.

Besnik Buzhala, drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, tha se në raportet e pranuara nga komisionet komunale të zgjedhjeve në Mitrovicë dhe Gjakovë janë evidentuar gabime në kodet e vendvotimeve në fletëvotime, të cilat kanë ndodhur gjatë procesit të shtypjes.

Dukato 1

Për këtë arsye, është rekomanduar formimi i një komisioni që do të bëjë vlerësimin dhe krahasimin e numrit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Pro këtij komisioni votuan 8 anëtarë, dy të PDK’së ishin kundër dhe një abstenoi.

Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve njoftoi se është pranuar një raport nga kompania “Cetis”, ku janë konstatuar disa raste të fletëvotimeve me kode të gabuara, dhe se raporti do të shërbejë për hetimet e Prokurorisë dhe për përgjigjen ndaj PZAP-së.

Anëtari i KQZ-së, nga rradhët e PDK,-ë Arjanit Elshani tha se nuk janë pranuar raporte zyrtare të detajuara dhe se gabimet teknike po ndikojnë në politikë.

Anëtari i KQZ-së, nga radhët e PDK-ës, Ilir Gashi shtoi se hetimet duhet të bëhen nga organet kompetente dhe jo për të krijuar alibi politike.

Active 1