02KULT'ARTLAJME

Mitropol përzgjedh organizatat e vitit 2021 në Mitrovicë

Bazuar në angazhimin dhe kontributin shumëvjeçar në përmirësimin e kushteve shoqërore në qytetin e Mitrovicës, Mitropol ka përzgjedhur dy organizata për vitin 2021.
Organizatat të cilat me plot meritë e bartin titullin si organizatat e vitit 2021, janë OJQ “RINAS- Rinia e Aspiratave”, dhe OJQ “7ARTE”.
Të dy këto organizata gjatë vitit 2021, kanë arritur të realizojnë një sërë aktivitetesh, me të cilat kanë kontribuuar për komunitetin në qytetin e minatorëve.
Secila nga organizatat veçohet për nga aktivitetet që ka realizuar. Përderisa “RINAS” krahas aktiviteteve tjera, u përkujdes që në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës të pranohen 35 nxënës nga rajoni i Mitrovicës, organizata tjetër “7Arte” me shumë aktivitete kulturore dhe përmes festivalit Green Fest, solli frymë kulturore tek mitrovicasit.
Në Mitrovicë veprojnë shumë organizata joqeveritare, mirëpo dy nga ato që përzgjodhi Mitropol këtë vit, vlerësojmë se meritojnë ta bartin titullin si “Organizatat e vitit 2021”. /Mitropol/
Koha