Premium Store
02KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: Një tjetër mjet i pashpërthyer u gjet mbrëmë brenda Postës në Zveçan, e shpërtheu Policia

Këto ditë po bëhen pregatitjet për hapjen e degëve të reja të Postës së Kosovës në Zveçan dhe Zubin Potok.

E dega e re në Zveçan mbrëmë ishte cak i një sulmi rreth orës 00:30.

Active

Kjo u konfirmua edhe nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:30. Janë shkaktuar dëme materiale, por nuk ka të lënduar. Jemi në vend të ngjarjes, nuk ka të lënduar”, tha Elshani.

E një tjetër mjet shpërthyes i pashpërthyer siç mëson “Mitropol” u gjet dje poashtu brenda objektit.

Kjo u konfirmua për “Mitropol” mëngjesin e sotëm edhe nga z. Elshani i cili pohoi se një mjet ka shpërthyer mbrëmë dhe një tjetër e kanë shpërthyer Policia e Kosovës në mënyrë të kontrolluar.

Një mjet veç ka shpërthy e një tjetër e kemi shpërthyer ne në mënyrë të kontrolluar. Nuk ka lëndime, ka dëme materiale dhe  Policia po punon në ndriçim të rastit.”, tha Elshani.

Kujtojmë se Posta e Kosovës nuk ka operuar në këtë hapësirë që nga paslufta./Mitropol/

Koha