Mitrovica bëhet gati për pritjen e Ramazanit, planifikohen aktivitete fetare e iftare të përbashkëta

Qyteti i Mitrovicës njihet si një ndër qytetet ku më së shumti praktikohet feja Islame.
Për t’i paraprirë muajit të shenjtë të Ramazanit, institucione e organizata të shumta kanë paraparë aktivitete të ndryshme fetare e kulturore që do realizohen gjatë këtij muaji, shkruan “Mitropol”.
Veç ligjertatave të shumta, leximit të hatmes së Kur’anit, iftareve e taravive do bëhet edhe shpërndarje e ndihmave dhe organizime të tjera për jetën fetare e kulturore në qytet.
Muaji i Ramazanit do nisë të enjten më 23 mars gjersa besimtarët do zgjohen për syfyr mesnatën e së mërkurës./Mitropol/







