Premium Store
02LAJME

Mitrovica bëhet me kombajë të re për pastrimin e barishteve tek Liqeni Akumulues

Problemi i barishteve ujore tek Liqeni Akumulues i Mitrovicës ishte kthyer në ‘shkatërruesin’ kryesor të bukurisë së asaj pjese, shkruan “Mitropol”.

Por tash e tutje Mitrovica duket se nuk do ta ketë më këtë problem.

Dukato 1

Komuna e Mitrovicës është furnizuar me kombajën e re e cila do shërbejë për pastrimin e liqenit nga fillimi e deri në fund.

Sot “Mitropol” publikoi edhe një video të testimit të këtij mjeti, gjersa fotografi të tij ka realizuar fotografi mitrovicas Valon Hakaj.

Përpjekje për një zgjidhje për problemin e barishteve kishte bërë edhe ish-kryetari i qytetit, Agim Bahtiri, me një barkë që e bleu 21 mijë euro, por e njejta doli të ishte veç një projekt i dështuar./Mitropol/

Aquapark 2