
Mëngjesi i sotëm e ka çelur Mitrovicën e Skënderaj pa ujë të pijes, shkruan “Mitropol”.
Shkak për këtë sipas KRU “Mitrovica” është një defekt teknik në Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol.
“Ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në sanimn e defektit dhe pritet që deri në orët e pasditës të rregullohet problemi dhe të rikthehet furnizimi me ujë të pijes.”, thuhet në njoftim.
NJOFTIMI I PLOTË:
Të nderuar konsumator,
Si pasojë e një defekti teknik në Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol, është ndërprerë prodhimi/trajtimi i ujit të pijes.
Prandaj, kjo është arsyeja e mungesës së ujit në Mitrovicë dhe Skenderaj.
Ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në sanimn e defektit dhe pritet që deri në orët e pasditës të rregullohet problemi dhe të rikthehet furnizimi me ujë të pijes.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!







