
Qyteti i Mitrovicës nga sot do të bëhet me një autoambulancë të re dhe me pajisje të reja mjekësore, njofton Mitropol.
Këto pajisje janë fituar si donacion nga QKMF-Mitrovicë, nga kompania gjermane “Notus Energy Kosovo L.L.C”.

Dorëzimin e këtyre pajisjeve e ka bërë drejtori i kompanisë gjermane për Kosovë, Diamant Daladaku, teksa pajisjet i pranoi drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani.

Autoambulanca do të futet në funksion në kuadër të QKMF-së në Bare. /Mitropol/







