KFC
02KULT'ART

“Mitrovica Guide”, faqja që i sjell qytetit turistë të shumtë duke prezantuar bukuritë e Mitrovicës online

Nëse dikush duhet të ketë merita për prezantimin e bukurive të qytetit të Mitrovicës, ajo patjetër duhet të jetë faqja “Mitrovica Guide”, shkruan Mitropol.

Pikërisht kjo faqe është ajo e cila përmes punës së saj ka arritur që qytetit të minatorëve t’i sjellë shumë turistë të huaj nga jashtë Kosovës krahas turistëve vendorë nga qytetet e tjera në Kosovë.

Market Florenti

Ai i cili fshihet pas tërë këtij kreativiteti, është krijuesi i kësaj faqeje, mitrovicasi Kushtrim Hoti, i cili me përkushtimin e madh të tij e ka sjellur një dimension tjetër të qytetit për secilin përdorues të rrjeteve sociale.

Ai këtë punë e kryen me plot zell për tash e shumë vite, ani pse me shumë pak mbështetje nga institucionet lokale.

Puna dhe përkushtimi e dashuria e pakusht që Hoti ka për Mitrovicën ka bërë që bukuritë e qytetit të marrin vlerësime nga më pozitivet edhe në rrjetin social Facebook e edhe në Instagram./Mitropol/

Weelnes