Qyteti i Mitrovicës po kthehet në vatër të virusit corona, shkruan Mitropol.
Sipas statistikave të vendosura nga Ministria e Shëndetësise vetëm brenda 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv plotë 80 persona.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 80 personat e infektuar me virus, 49 i takojnë gjinisë femërore dhe 31 të tjerë gjinisë mashkullore.
Sa i përket vdekjeve, grupmosha e cila ka më së shumti raste pozitive brenda 24 orëve është grupmosha 40-49 vjeç, me plotë 21 raste pozitive, pastaj vjen grupmosha 50-59 vjeç me 13 raste, 60-69 me 12 raste, 30-39 me 11 raste, 20-29 me 10 raste, 10-19 me 7 raste, 70-79 me 3 raste, 80+ me 2 raste dhe 0-9 vjeç me 1 rast.
Ndërsa brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes në qytetin e Mitrovicës. /Mitropol/








