Mitrovica me aktivitet sizmik të lartë, ndërtesat të rrezikuara për shkak të cilësisë së dobët

Qyteti i Mitrovicës, por edhe territori i Kosovës në përgjithësi, paraqet një rajon me aktivitet sizmik relativisht të lartë.
Zonat e Dukagjinit, Anamoravës dhe Kopaonikut, përkatësisht pjesa veriore e Kosovës, janë me aktivitet të lartë sizmik, të cilat janë goditur në të kaluarën nga tërmete me magnitudë 5.8 deri 6.1 shkallë të Rihterit, ndërsa, njohësit e kësaj fushe parashohin se mund të goditen edhe në të ardhmen nga tërmetet autoktone shumë të forta.






