Medi
02LAJME

Mitrovica pret ndryshimin: Lumir Abdixhiku prezanton Gëzim Plakollin, Safet Kamberin dhe listën për Kuvendin Komunal

Në një tubim madhështor në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, LDK me Lumir Abdixhikun të pranishëm prezantoi kandidatin për kryetar të qytetit, Gëzim Plakolli, bartësin e listës, Safet Kamberi. si dhe listën e plotë prej 34 kandidatëve për Kuvendin Komunal.

Bartësi i listës, Safet Kamberi, theksoi se kjo është një skuadër e përkushtuar qytetarësh të ndershëm dhe profesionistësh, që hyjnë në politikë për shërbim, jo privilegje.

Active

“Ky ekip është ura mes qytetarëve dhe qeverisjes lokale, garanci që vendimet do të merren me përgjegjësi dhe transparencë”, tha Kamberi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe Plakolli morën pjesë në tubim, duke treguar mbështetje dhe energji për vizionin e zhvillimit, ligjshmërisë dhe orientimit euro-atlantik të LDK-së. Tubimi vjen në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ku qytetarët e Mitrovicës do të vendosin për të ardhmen e komunës.

Active