Mitrovica punon të dielave gjatë verës, disa veprimtari do lejohen të punojnë edhe pas verës

Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot mori vendimin që e diela të jetë ditë pushimi.
Por kjo masë do hyj në fuqi nga 1 shtatori, pas kthimit të mërgimtarëve, shkruan “Mitropol”.
Gjatë sezonës verore por edhe pas saj janë lejuar të punojnë të dielave salonet e ondulimit, pompat e derivateve, furrat dhe gastronomia.
Ky vendim u votua sot me 24 vota pro./Mitropol/







