Medi
02LAJME

Mitrovica shpëtoi pa vërshime gjatë reshjeve të së martës

Si rajonet e tjera të Kosovës, edhe Mitrovica gjatë ditës së martë u përfshi nga reshje të mëdha shiu.

Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku thotë se për fat të mirë, nuk ka pasur vërshime atje.

Aurora Group

“Kemi pasur reshje të vazhdueshme të shiut herë pas here, është ndalë, ka vazhdu. Mirëpo për fat të mirë, përkundër faktit që Mitrovica ka katër lumenj, nuk kemi pasur ndonjë vërshim deri tash”, u shpreh ai.

Megjithatë, Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka paralajmëruar se në ditët në vijim, nëse do të ketë reshje të shiut të intensitetit të lartë, ekziston rreziku për përmbytje.

Dukato 1