KFC
02LAJME

Mitrovica si Teksas: Mitrovicasi kërcënon me allti dy të tjerë para shtëpive të tyre

Rastet e shumta të kërcënimeve që zënë vend në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës sa shkojnë e bëhen veç më alarmante. Një i tillë ka ndodhur edhe në Mitrovicë, qytet ky i cili tashmë është kthyer në një vend goxha të pasigurt.

KFC

Dy persona nga Mitrovica kanë raportuar dje në Policinë e Kosovës se rreth orës 03:08 pas mesnate gjersa ishin duke qëndruar në rrugë afër shtëpisë së tyre, një person i ka kërcënuar me armë duke ua drejtuar armën, shkruan “Mitropol”.

TEB

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën ‘Bushalinjët’.

Dyshohet se kanosja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre, e për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

Raporti i plotë policor:

Rr. Bushatlinjët, Mitrovicë 22.06.2023 – 03:08. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa ishin duke qëndruar në rrugë afër shtëpisë së tyre, i dyshuari mashkull kosovar i ka kërcënuar me armë duke ua drejtuar armën. Dyshohet se kanosja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre. Nuk raportohet për të lënduar.  Rasti është duke u hetuar.

TEBTEB