
Një qytetar mitrovicas ka përfunduar në Spitalin Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri”, pas lëndimeve që ka pëduar nga një rrahje në rrugën “Shala e Bajgorës” dje në Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.
Ai dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Në orët e paradites së sotme, policia në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar dy të dyshuarit B.T., 26 vjeçar, dhe K.T., 31 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor””.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin që dha policia.
Nuk janë bërë të ditura motivet e rrahjes mes këtyre tre personave./Mitropol/







