Medi
02LAJME

Mitrovicasi do ta bëjë transplant veshkën, operimi i kushton 23 mijë euro, kërkohet ndihma e bashkqytetarëve

Mitrovicasi Berat Sefedini pritet t’i nënshtrohet një transplanti në veshkë në një spital në Turqi, shkruan Mitropol.

Veshkën Beratit do ia jap babai i tij, mirëpo operimi kushton plotë 23 mijë euro, shumë që për familjen është e papërballueshme.

Weelnes

Një familjarë i Berat Sefedinit, përmes një statusi në facebook ka kërkuar ndihmën e qytetarëve mitrovicas për t’i mbuluar shpenzimet e operimit.

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Nuk mund ta përshkruajmë me fjalë sa të vështirë e kemi ta bëjmë këtë thirrje publike, por nuk kemi rrugë tjetër, për ta shpëtuar vëllaun tonë Beratin i cili po përballet me një sëmundje të rëndë.

Vëllau ynë i dashtun Berati, 35 vjeçar, vuan nga një sëmundje e veshkës. Baba i Beratit do t’a dhuroj veshkën e tij për të birin, por operimi për transplantimin e veshkës duhet të kryhet në Turqi pasi që nuk mund të kryhet në Kosovë.

Çmimini operacionit është 23 000€, të cilën ne si familjarë nuk kemi mundësi ta mbulojmë.

Prandaj, me zemër të thyer, ju lutemi që kushdo që ka mundësi të kontriboj sado pak, për ta shpëtuar vëllaun tonë.

E dijmë se ne sdo të mund tua kthejmë kurrë por do të lutemi gjithë jetën tonë që All-llahu t’ua shpërblej me të mirat e tij kontributin tuaj.

Secilin donacion mund ta dërgoni në të dhënat e bashkangjithura më poshtë.

XK051305003600572811 – BPB

Nga thellësia e shpirtit, FALEMINDERIT!

Premium Store