KFC
02KOSOVËLAJME

Mitrovicasi e rrah gruan e bën për spital, “e lidhin” Policia

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicë, ku një grua ka pësuar lëndime të lehta trupore pas një sulmi fizik nga bashkëshorti i saj. Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes çiftit, njofton Mitropol.

KFC

Sipas burimeve policore, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore pas sulmit, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë duke intervistuar të dyja palët. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që viktima, me dëshirën e saj, ka shkuar te familja e saj.

TEB

Rasti është nën hetime dhe pritet të ketë zhvillime të mëtejshme në përputhje me ligjin. Autoritetet inkurajojnë qytetarët të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe të kërkojnë mbështetje institucionale./Mitropol/

TEBTEB