
Një burrë nga Mitrovica ka kërcënuar gruan e tij me vrasje në ora 08:10 të mëngjesit të djeshëm, njofton “Mitropol”.
Por, gruaja ka lajmëruar Policinë duke i informuar se bashkëshorti i saj po e kanoste me jetë.
“Palët janë intervistuar. Pasi që i dyshuari kishte urdhër arrest, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.”, ka njoftuar PK në raportin 24 orësh.
Ndryshe, rastet e dhunës dhe kërcënimet ndaj grave kanë shënuar rritje gjatë vitit të kaluar./Mitropol/








