Premium Store
02KOSOVËLAJME

Mitrovicasi kanosi gazetarët, e ‘lidhi’ Policia

Rastet kur gazetarët pengohen në forma të ndryshme gjatë punës së tyre janë të shpeshta. Kërcënimet me jetë, shantazhet, fyerjet madje edhe sulmet në të shumtën e rasteve vijnë nga persona që direkt ose indirekt janë objekt i raportimit të gazetarëve.

Së fundmi, ekipi i “Betimit për Drejtësi” janë kërcënuar me jetë nga një shitës i mallrave ilegale.

Medi

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari është Vedat Haxha.

Haxha është arrestuar në Mitrovicë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

“Komt.qet..shum.shpet.umk.pre.bes.um.ki.borq.ne.qak”, thuhet në mesazhin që dyshohet se Haxha ua ka dërguar gazetares dhe kameramanit.

Ndërsa, më pas i njëjti ka telefonuar gazetaren Hashani duke u shprehur se atë se bashku më kameramanin do i fur në bander.

“Unë ty ka me të gjete edhe atë djalin, ka me iu fur në tel në bander, ka me iu fur. A po ninë, a po ninë o idiota”, është shprehur ai në telefon.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia etij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Active