Active 2
02KOSOVËLAJME

Mitrovicasi kërcënon një person në rrugë: Veç mos t’nxofsha, s’ki pshtim prej meje

Konfliktet verbale mes kosovarëve shpeshherë eskalojnë edhe në kanosje serioze e përleshje për çka përfundojnë në pranga dhe futen në sherr me ligjin. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje në Mitrovicë, Prokuroria ka nisur hetimet ndaj një 38-vjeçari.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari ka kërcënuar një person i cili po ecte në rrugë dhe gjithçka dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të cilin e kishin pasur më moti.

Weelnes

38-vjeçari dyshohet se e ka ‘paralajmëruar’ 43-vjeçarin se nuk do arrijë të shpëtojë nga ai. Përballë kësaj situate, viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku në detaje ka rrëfyer gjithë ngjarjen.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Dukato 1