Mitrovicasi nuk e lejon ish-gruan të futet e t’i merr gjërat e saj në banesën që e blenë bashkë
Një grua mitrovicase ka raportuar në Polici ish-bashkëshortin e saj dje rreth orës 14:30 me arsyen se ai nuk e lejoi të futej në banesën që e kishin blerë bashkë, njofton “Mitropol”.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, nuk e lejon të hyjë dhe të qëndrojë në banesë, as t’i marr gjësendet personale të saj të cilën banesë ajo ka deklaruar se së bashku me të dyshuarin e kishin ble gjersa kishin qenë të martuar.”, bën të ditur Policia në raportin 24 orësh.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./Mitropol/