Aurora Group
02LAJME

Mitrovicasi parkoi veturën në parking por nuk e gjeti kur u kthye, i ishte vjedhur nga hajni

Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur dje në një parking në qytetin e Mitrovicës.

Pronari i një veture e kishte parkuar veturën e tij në një parking të qytetit, por, kur u kthye për ta marrë ajo nuk ishte më aty, njofton “Mitropol”.

Dukato 1

Rasti siç bën të ditur Policia e Kosovës ka ndodhur dje rreth orës 09:00.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur është vjedhur një veturë në parking.”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime./Mitropol/

Dukato 1