Medi
LAJME

Mitrovicasi qëllohet për vdekje në ballkonin e tij në Stokholm të Suedisë

Një person është qëlluar për vdekje në ballkon në Stokholm të Suedisë.

Sipas informacioneve të Aftonbladet, 35-vjeçari është i lidhur me bandat në Stokholm dhe në banesë thuhet se ka pasur edhe fëmijë.

Weelnes

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është kosovari nga Mitrovica me inicialet G.O.

Fqinji e ka dëgjuar ngjarjen dramatike herët në mëngjes.

“Kam dëgjuar një zhurmë pak para orës 5 të mëngjesit, por nuk jam plotësisht i sigurt se sa ishte ora. U zgjova dhe pash fqinjin tim të shtrirë në ballkon. Kemi dëgjura bërtima të forta”, thotë fqinji.

Active 1