02LAJMELAJMI YT

Mitrovicasi ‘Qopa’ ‘i shpallë luftë’ Komunës, ia premtuan ndërtimin e shtëpisë në veri qe 11 vite e s’ia ndërtuan kurrë

Shumë qytetarë të veriut të Mitrovicës jetojnë në jugun e qytetit qysh nga paslufta dhe trazirat e marsit të vitit 2004, shkruan “Mitropol”.

Market Florenti
Roadside

Një nga ta është edhe mitrovicasi Gëzim Mehana i njohur në qytet me nofkën ‘Qopa’, një nga tifozët e zjarrtë të klubit të basketbollit “Trepça”.

Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company
Koha

Mehana përmes një statusi në Facebook ka thënë se tash e 23 vite jeton si refugjat në komunën e tij, qysh nga koha kur u dëbua nga veriu i vendit, pasi banesa në të cilën jetonte u uzurpua nga serbët ardhacakë pas luftës.

“Qopa” i cili foli për “Mitropol” tha se Komuna e Mitrovicës së Jugut me në krye Avni Kastratin atëbotë, në vitin 2012 i premtoi dhe u zotua edhe përmes një marrëveshjeje zyrtare që ka nënshkruar që atij t’ia ndërtoj një shtëpi në veri të vendit në madhësinë prej 75 metrash katrorë në një truall prej 300 metrash katrorë.

Siç tha ai deri tek kjo marrëveshje erdhi pas kërkesës së Komunës së Mitrovicës që Mehana ta lironte hapësirën nën shkallët e palestrës “Minatori” ku kishte improvizuar një shtëpi për banim, pasi kjo hapësirë do shfrytëzohej për nevojat e sallës së sporteve.

Mehana tha për “Mitropol” se Komuna e Mitrovicës nuk iu përmbajt asnjëherë marrëveshjes që nënshkroi. Ai ka treguar se me të njejtën kërkesë për ndërtimin e një shtëpie i ishte drejtuar edhe Agim Bahtirit e Bedri Hamzës, por që këta të fundit e refuzuan takimin me të duke i thënë se premtimin do duhej ta mbante Avni Kastrati dhe duke e udhëzuar që të shkoj e ta kërkojë shtëpinë nga ai.

”Banesën e kam ende të zaptuar në veri e cila ndodhet në rrugën “John Kennedy”. Nuk e shes edhe kurrë në jetë nuk kam me ua shitë serbëve deri në kijamet.”, tha Mehana për “Mitropol”.

Ndryshe, veç Mehanës ka edhe qindra banorë mitrovicas që janë dëbuar nga veriu i qytetit dhe nuk kanë arritur t’i kthehen pronave të tyre asnjëherë./Mitropol/