
Rastet e dhunës brenda familjeve kosovare janë bërë shumë shqetësuese në nivel vendi por edhe në nivelin lokal në Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.
Një rast i tillë është raportuar edhe mbrëmë ku një burrë nga Mitrovica raportohet se ka rrahur gruan e tij, e më pas i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes.
“Zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Mitropol/








