
Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të dhunës, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.
Kështu ka ndodhur së fundmi në Mitrovicë, ku një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe të bijën e tij.
Deri tek sulmi fizik dyshohet të ketë ardhur si shkak i një mospajtimi.
Siç mëson “Mitropol” viktimat nuk kanë pranuar që tu ofrohet tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.








