Premium Store
KOSOVËLAJME

Mitrovicasi Sedat Zenuni pjesë e trajnimit të SHKKSH në kampin Bondsteel

 

Në kuadër të planit operativ për zhvillimin e kapaciteteve trajnuese të pjesëtarëve të Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in Amerikan – Kampi Bondsteel, u zhvillua me sukses trajnimi “Map Reading and Land Navigation”.

Weelnes

Gjatë këtij trajnimi, pjesëtarët u aftësuan në interpretimin dhe analizën e hartave topografike, përdorimin e busullës ushtarake dhe koordinatave UTM, si dhe në orientimin në terren gjatë ditës dhe natës në kushte të ndryshme operative.

Përveç kësaj, u trajtuan metoda alternative të orientimit në natyrë në mungesë të mjeteve teknologjike, duke synuar zhvillimin e aftësive të avancuara të vendimmarrjes dhe menaxhimit të situatave në terren të hapur dhe të vështirë.

Në kuadër të këtij trajnimi pjesëmarrës ishte edhe mitrovicasi, Sedat Zenuni.

eKiosk