02LAJME

Mitrovicasi sulmoi dy gra, Policia e arrestoi e Prokuroria e liroi

Një person është arrestuar dje pasdite në Mitrovicë, pasiqë dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy gra.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt në konslutim me prokurorin, shkruan “Mitropol”.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Raporti policor:

Mitrovicë 01.02.2024 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.