TEB
02LAJME

Mitrovicasi sulmon fizikisht të bijën e tij të mitur, si dhe të dashurin e saj i cili tentoi ta mbronte

Gjatë ditës së sotme një person ka sulmuar fizikisht të bijën e tij të mitur si dhe të dashurin e saj i cili tentoi ta mbronte atë, shkruan Mitropol.

Roadside

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut, prej nga si pasojë e dhunës që pësoi nga i ati M.S, e mitura ka pranur tretman mjekësorë.

TEB

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari 35 vjeçar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Komunikata e plotë e policisë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprat penale  “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”

Mitrovicë Veri , 05 Shkurt 2025

Me datën 05.02.2025, Policia e Kosovës ka trajtuar një rast të dhunës fizike të raportuar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, ku një person i dyshuar, M.S. 35 vjeq,  kishte sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.

Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari kishte shkuar në vendin ku ndodhej e mitura (vajza e tij) dhe e kishte sulmuar fizikisht atë. Në përpjekje për ta mbrojtur të miturën, kishte ndërhyrë edhe personi tjetër (i dashuri), i cili gjithashtu ishte sulmuar nga i dyshuari, duke u goditur me grusht në fytyrë. Lidhur me rastin, e mitura ka pranuar tretman mjekësor.

Njësia për dhunë në familje ka intervistuar palët dhe ka kontaktuar Prokurorët e Departamentit të përgjithshëm si dhe Departamentit për të Mitur. Në bazë të udhëzimeve të tyre është iniciuar rasti për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve gjithashtu inkurajon raportimin e rasteve të ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.

TEBTEB