Active 2
02LAJME

Mitrovicasi sulmon punëtorin e ujësjellësit që erdhi për kontroll

Rastet e dhunës në Mitrovicë nuk po ndalen as në ditë festash, shkruan “Mitropol”.

Dje në natën e Bajramit një punëtor i ujësjellësit regjional “Mitrovica” është sulmuar nga një qytetar pasi shkoi për t’ia kontrolluar njesorin e ujit.

Medi

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dhe kanosur viktimën mashkull  kosovar, zyrtar i ujësjellësit, i cili ishte duke i kontrolluar njësorin e ujit.”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Mitropol/

Koha