Active 2
02KOSOVËLAJME

Mitrovicasi ushtron dhuņë ndaj bashkëshortes, gruaja bashkë me fëmijët dërgohet në strehimore

Një burrë nga Mitrovica e Veriut është raportuar se në vazhdimësi i shkakton probleme dhe e rrah gruan e tij, njofton “Mitropol”.

Në lidhje me rastin gruaja e të dyshuarit ka lajmëruar Policinë e Kosovës me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Active 1

“Viktima së bashku me fëmijët e saj dërgohet në strehimore dhe i lëshohet urdhër mbrojtës.”, thuhet në raportin policor./Mitropol/

Koha