Mitrovicasi Uvejs Murati bën hapjen e ceremonisë së 30 vjetorit të themelimit të Fakultetit të Studimeve Islame me recitim nga Kur’ani

Të martën, me rastin e 30 vjetorit të themelimit të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë u mbajt një ceremoni për shënimin e kesaj date.
Hapja e kësaj ceremonie filloi me recitimin e disa ajeteve kur’anore nga sureja Edh-Dharijat nga mitrovicasi Uvejs Murati, student i vitit të parë në FSI, shkruan “Mitropol”.
Zëri i ëmbël i djaloshit mitrovicas i mahniti të gjithë të pranishmit në sallë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef.Ternava, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, dr.Shaban Sylejmani si dhe profesorë nga FSI në Prishtinë./Mitropol/







