
Stacione për pritje të autobusëve ka, por jo edhe kushte të mira për pritje në to.
Disa qytetarë mitrovicas janë ankuar në adresë të “Mitropol” se në stacionët lokalë për pritje të autobusëve po kundërmon erë urine.
Ata kanë kërkuar nga Komuna e Mitrovicës që të bëjë zëvendësimin e ulëseve të vjetëruara me ato të reja, meqë gjendja e tyre është rënduar shumë dhe janë bërë gati të papërdorshme./Mitropol/








