02KOSOVËLAJME

Mitrovicasit nga Selaci “i zhduket” arma pa leje, e lajmëron Policinë

Fushata

Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar në fshatin Selac të Mitrovicës. Sipas njoftimit nga policia, një qytetar kosovar ka raportuar humbjen e një pistolete me karikator dhe tetë fishekë, shkruan Mitropol.

Gjatë hetimeve u konstatua se ankuesi nuk posedonte leje për armën e humbur. Si rezultat, Prokuroria ka inicuar rastin dhe po kryhen hetime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Florenti Company

Policia ka theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit për armëmbajtjen dhe apelon te qytetarët që të pajisen me dokumentacion të rregullt për çdo armë në posedim. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar vendndodhjen e armës dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore./Mitropol/