Market Florenti
02LAJME

Mitrovicasit s’po mbushen mend, dikush uzurpon trotuarin duke vendosur kunja, pengohet qarkullimi

Fenomeni i uzurpimit të pronave publike në qytetin e Mitrovicës duket se s’po ka të ndalur, shkruan “Mitropol”.

Edhe pse ditë më parë inspeksioni komunal largoi disa kunja që ishin vendosur nga qytetarët privatisht në rrugën “Pajazit Boletini”, veprime të ngjashme po përsëriten nga qytetarë të tjerë në pjesë tjera të qytetit.

Tripika

Sot një qytetar ka vendosur kunja në trotuar, duke uzurpuar pronën komunale tek rruga “Agim Ramadani – Katana”.

Banorët dhe bizneset e lagjes janë ankuar në adresë të “Mitropol” duke thënë se një veprim i tillë ua pengon veprimtarinë dhe qarkullimin e lirë.

Koha