Mitrovicasja goditet nga një vajzë e mitur me trotinet elektrik në sheshin e qytetit, bartet me ambulancë në spital

Dje rreth orës 17:20 një vajzë e mitur që po voziste trotinetin elektrik në sheshin e Mitrovicës ka goditur një grua, duke i shkaktuar lëndime trupore, njofton “Mitropol”.
Pas lëndimeve që mori, viktima u bart në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor.
Mitropol ka publikuar dje edhe videon nga momenti i dërgimit të gruas së lënduar në spital.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Sheshi Mehë Uka, Mitrovicë 12.07.2023 – 17:20. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një trotineti me drejtues të dyshuarën femër kosovare e mitur dhe këmbësores- viktimës femër kosovare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima e cila është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës.