Aurora Group
02LAJMELAJMI YT

Mitrovicasja kërkon prindërit biologjik: Më kanë braktisur kur isha e vogël, mirëpo kam dëshirë të njoftohem me ta

Një qytetare nga Mitrovica e cila jeton dhe vepron në diasporë ka kërkuar ndihmë për t’i gjetur prindërit e saj biologjik, shkruan MITROPOL.

Mitrovicasja ka kontaktuar redaksinë e gazetës dhe ka kërkuar ndihmë nga bashkëqytetarët për t’i gjetur prindërit e saj.

Active 1

“Ka qenë data 12 maj 2000 kur një ushtarak francez më ka dërgu në spital të mbuluar me qebe pasi më ka gjetë diku në rrugë në Mitrovicë, vendin nuk e di”, tha mitrovicasja për Mitropol.

 

 

Ajo theksoi se sipas mjekëve pas analizave të kryera është konstatuar se nëna e saj ka qenë e re në moshë dhe ndoshta kjo është arsyeja pse mitrovicasja është braktisur.

“Doktorët kanë konstatuar në bazë të shëndetit tim se nana ka qenë shumë e re kur më ka braktisë”, shkroi mitrovicasja në adresimin e saj në Mitropol.

Ndër të tjera qytetarja ka theksuar se është me fat që është adoptuar nga një familje me të cilën jeton aktualisht, mirëpo dëshira e saj është që t’i gjejë edhe prindërit biologjik.

Mitropol do ta mbulojë identitetin e qytetarës, teksa qytetarët që mund të jenë prindërit biologjik të mitrovicases ftohen të na kontaktojnë përmes mesazheve. /Mitropol/

Active 1