Premium Store
KOSOVËLAJME

Mitrovicasja Kimete Berisha, hoxhë Mazllamit: Je bo për hajmali, grahi Mercedesit e shuj

Ndër personat më të komentuar së fundmi ka qenë Hoxhë Mazllam Mazllami, të cilit BIK-u i dhuruan një veturë. Pas kësaj në rrjetin social TikTok, u publikua një video e hoxhës ku përdhoste flamurin kombëtar duke e quajtur edhe ‘leckë’, shkruan Mitropol.

Mbi këtë veprim, ka reaguar gazetarja mitrovicase, Kimete Berisha e cila thotë se hoxha ‘është bërë për hajmali’.

Medi

“Shqiptar lind e mysliman bëhesh, sipas bindjes”, tha Berisha.

Postimi i plotë:

Hoxha u bë për hajmali!

Hoxha MM e deshifroi materialin e flamurit kombëtar.

Tha që flamuri është basmë, prandaj nuk ka vlerë.

Të ishte flamuri i dukatit, tjetër muhabet.

Edhe teshat që i ka veshur hoxha janë arna, beze, sipas tij ‘pa vlerë’…

ani provo e deshi e dil cullak, për ta kuptuar rëndësinë e arnave…

se basma e mbulon ‘turpin’ dhe shëmtinë në rastin tuaj, prandaj e sheh që roli i basmës në jetën e njeriut është më i madh se sa që mendon ti.

Pa flamurin kombëtar ne s’jemi pastaj shqiptarë, e musliman mund të jesh edhe nëse je rus a kinez.

A po kupton?

Shqiptar lind e mysliman bëhesh, sipas bindjes.

Nganjëherë beson më pak, nganjëherë më shumë, nganjëherë e harron Zotin krejt, nganjëherë vozit mercedes të falun, ama shqiptar mbetesh në të gjitha rastet.

Nuk varet prej teje a je a s’je shqiptar!

Nuk mund të thuash: Po konvertohem valla në një komb tjetër, o bajat.

Mendimi i lirë është, por ama veç mendimi i mençur mbijeton, këto përshtypjet me shqiponjën si zog që hoxha e përqesh zogun anipse është krijesë e Zotit, këto i merr era.

Prandaj, lëreni hoxhën të thotë çfarë të dojë.

Nuk arrestohet njeriu veç pse nuk i pëlqen ‘zogu i zi i printuar në beze të kuqe’.

Nëse logjikon si hoxha MM, edhe Librat e Shenjtë janë ‘letra’.

Ama janë letra të shenjta, sepse e mbulojnë dyshimin e njeriut, pasigurinë, vetminë kozmike, pyetjet pa përgjigje…

P.S. Grahi ti mercedesit, e shuj.

Edhe mercedesi është teneqe, ama teneqe për merak!

Weelnes