Medi
02KOSOVËLAJME

Mitrovicasja Linda Shala në vizitë tek fabrika e dronave në Turqi: Droni BAYRAKTAR, befasia e luftës ne Ukrainë

Ish kryetarja e klubit KB Trepça dhe vajza e ish drejtorit të Trepçës Aziz Abrashi, Linda Shala i ka cilësuar dronat turk si befasi e luftës në Ukrainë.

Si një grua e suksesshme në biznes ajo e ka shoqëruar presidenten Osmani në vizitën e saj në fabrikën e dronave në Turqi, si pjesë e delegacionit për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Turqi, shkruan jepi zë.

Medi

Droni Bayraktar është konsideruar si befasi, pasi po tregohet efikas në shkatërrimin e forcave pushtuese në Ukrainë.

Ukraina kishte marrë 6 dronë te tillë nga Turqia, që i kishin kushtuar 59 milionë euro.

Ndryshe, presidentja Osmani ka qëndruar në vendin ku prodhohet ky mjet luftarak, nga ku ka publikuar edhe fotografi.

Weelnes