Pellini
02LAJME

Mitrovicasja ua mori 7500 euro pesë grave duke i mashtruar se do t’u siguronte viza pune në Suedi, arrestohet nga policia

Një grua është arrestuar dje në Mitrovicë pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrim”.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se e arrestuara ka mashtruar pesë femra të tjera duke u premtuar se do t’iu rregullonte viza pune, për në shtetin e Suedisë,

Pellini

E njëjta sipas Policisë u ka marrë viktimave një shumë prej 7 mijë e 500 eurove.

Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje.

“Rr. Pajazit Boletini, Mitrovicë, 08.11.2021-16:16. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta me premtimin se do t’iu rregullonte viza pune, për në shtetin e Suedisë, kishte marr nga pesë ( 5) ankueset femra kosovare një shumë prej 7500 €. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Koha