Pellini
02KOSOVËLAJME

Mitrovicë: Arrestohet një person, iu gjet arma pa leje në brez

Një incident kriminal është regjistruar mbrëmë në orët e vona në rrugën “Dëshmorët 1903” në Mitrovicë, ku Policia ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të paautorizuar të armës, njofton Mitropol.

Burime zyrtare nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rreth orës 23:00, gjatë një kontrolli të zakonshëm, një qytetari mashkull kosovar i është gjetur një armë zjarri e llojit pistoletë me karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 19 mm, të cilat i mbante në brez.

London

Menjëherë pas gjetjes së armës, njësitet policore kanë vepruar duke e arrestuar të dyshuarin dhe konfiskuar armën si dëshmi materiale. Pas intervistimit në stacionin policor dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për “posedim të paautorizuar të armës”, por i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Ky rast vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Policisë për të parandaluar mbajtjen ilegale të armëve dhe për të garantuar sigurinë publike në qytet./Mitropol/

Premium Store