Medi
02KOSOVËLAJME

Mitrovicë: Dy shokë rrahen mes vete, njëri nga ta përfundon në spital e tjetri në polici

Një mosmarrëveshje mes dy shokëve në rrugën “Lola Ribar” në Mitrovicë ka përfunduar me një incident fizik, ku një person ka pësuar lëndime të lehta trupore, shkruan Mitropol.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 30 maj 2025 rreth orës 18:00, kur viktima, ka raportuar se pas një zënke me shokun e tij, është sulmuar fizikisht nga i njëjti. Si pasojë e sulmit, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe i është ofruar tretman i nevojshëm shëndetësor.

Medi

Rasti është denoncuar menjëherë në polici, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se është informuar dhe konsultuar edhe prokurori i shtetit për procedurat e mëtejme. Për momentin, rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në këtë përplasje fizike./Mitropol/

Active