
Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Mitrovicë, i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje. Sipas raportit policor, i dyshuari ishte identifikuar pasi kishte postuar një fotografi me armë në rrjetet sociale, njofton Mitropol.
Arrestimi është bërë më 25 shkurt 2025, ndërsa arma që shihej në fotografi është sekuestruar nga policia. Pas arrestimit, i mituri është intervistuar nga hetuesit dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes dhe përgjegjësi në përdorimin e rrjeteve sociale, duke theksuar se ekspozimi i armëve mund të sjellë pasoja ligjore. Policia vazhdon të monitorojë raste të tilla për të parandaluar incidentet e mundshme që lidhen me armëmbajtjen pa leje./Mitropol/