Dukato 2
02LAJME

Mitrovicës pritet t’i shtohen dy noterë, vajza e Xhevat Veselit kalon provimin e noterisë

Komisioni për dhënien e provimit të noterisë ka publikuar rezultatet e pjesës me shkrim, i mbajtur në datën 27 janar të këtij viti.

Sipas të dhënave, në këtë fazë testuese kanë kaluar 65 kandidatë.

Weelnes

Dy nga kandidatët që kanë kaluar testin janë edhe noterët nga Mitrovica, Fidaim (Behxhet) Osmani dhe Shkëlqesa (Xhevat) Veseli, të dy me nga 25 pikë, shkruan “Mitropol”

Njëra nga to, vajza e noterit mitrovicas, Xhevat Veselit, pas pensionimit të të cilit Mitrovica u përball me mungesë të noterëve.

Personat të cilët nuk janë të kënaqur me këto rezultate, sipas njoftimit zyrtar njoftohen se kanë të drejtë ankese.

Koha