
Mjekët e Spitalit të Përgjishëm në Mitrovicë kanë kërkuar nga SHSKUK-ja të blhet shkarkimi i drejtoreshës ekzekutive të këtij spitali, Dr.Luljeta Zhubi, shkruan Mitropol.
Përpos peticionit, përpos shkarkimit të drejtoreshës ekzekutive kërkohet edhe shkarkimi i drejtorit mjekësor, Dr. Bashkim Hasani si dhe bordit udhëheqës.
Në dokumentin ku kërkesat e lartëpërmendura i adresohen SHSKUK-ës, si arsye përmendet paaftësia menaxheriale e profesionale e drejtoreshës ekzekutive, si dhe faktin që nuk është aktivizuar mjekimi intensiv ani pse ekzistojnë kapacitetet dhe aparatura.









