Pellini
02KOSOVËLAJME

‘Mjerë na’: Pacolli reagon pasi vajza e vogël u largua dhunshëm nga lokali në prani të ministrit Peci

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas publikimit të një video ku shihet një vajzë e komuniteteve pakicë, duke kërkuar lëmoshë nga ministri Faton Peci, e më pas duke u larguar dhunshëm nga lokali.

Pacolli përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “duhet pasur ndjenjat e ministrit që të mos reagosh ndaj një situate të tillë”.

Active 1

“Bravo Ministër Peci… duhet pasur ndjenjat e MINISTRIT për të mos reaguar përballë një situate ku një vajzë e vogël që kërkonte lemoshë u hodh me dhunë nga lokali. Mjerë na!” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, Nacionale kontaktoi ministrin Peci për të biseduar rreth kësaj çështje, por ai shkurt na tha: “Pyetjet pasi keni bërë fillimisht postime, nuk kanë kurrfar kuptimi”.

Në lidhje me këtë ngjarje, Nacionale bisedoi me ish-deputetin egjiptian, Veton Berisha, i cili u shpreh mjaft i shqetësuar për këto raste.

“Këto raste janë shqetësuese për mu. Për faktin, se e para, në çfarë gjendje janë komunitetet dhe kanë fillu me u bë tradicionalisht lypsar, sepse ata duhet me mbijetu diqysh.” – tha ai.

Weelnes