Pellini
02LAJME

Mjerim: Shtëpitë e shqiptarëve në veri ende të djegura 20 vite pas luftës gjersa serbët ndërtojnë lagje moderne

Shteti i Kosovës ka dështuar në rikthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në veri të vendit.

Kjo më së miri mund të shihet në këto dy fotografi, të dyja të realizuara në veri të Mitrovicës, fare pak larg njëra tjetrës, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Lagjja e parë është ajo e Kroit të Vitakut ku shqiptarët banonin në numër shumë më të madh dikur. Mjerimi mund të vërehet lehtësisht përmes numrit të madh të shtëpive që vazhdojnë të mbeten të djegura edhe tash e 20 vite pas luftës, gjersa serbët kanë shtrirë rrënjët gjithandej.

Në fotografinë e dytë poshtë shihet lagjja “Kodra e Diellit” e ndërtuar nga Qeveria e Serbisë, për ta populluar veriun e Kosovës me serbët e ardhur nga Beogradi.

Më 30 gusht të vitit të kaluar Mitropol kishte raportuar ekskluzivisht se Qeveria e Serbisë bëri dorëzimin e 58 çelësave të apatmenteve të reja të ndërtuara për serbët.

Lagjja “Kodra e Diellit” e ndërtuar në Zveçan ka një numër prej 300 shtëpishë, madje aty është ndërtuar edhe një kishë për liturgjitë fetare.

Për këto veprime të Serbisë në Kosovë, nuk ka asnjë reagim të Qeverisë së Kosovës as sot, madje ata duken edhe si të painformuar për të gjitha ngjarjet në veri, gjersa shqiptarët e veriut vazhdojnë te paguajnë qira në jug të vendit, në mungesë të kthimit në shtëpitë e tyre./Mitropol/

Koha